Ballina Flash

Pukë, përfundon riparimi i shkollës në fshatin Vrrith

TIRANË, 13 shtator /ATSH – Bashkia Pukë në prag të vitit të ri shkollor po kryen inspektimet e fundit në shkolla, jo vetëm në qytet por edhe në fshatrat përreth.

“Për ne nuk është me rëndësi sa është numri i nxënësve në një shkollë. Edhe për një nxënës do krijojmë kushtet e duhura për një proces mësimor normal. Sapo kemi përfunduar riparimin e të gjithë pjesëve të dëmtuara të shkollës në fshatin Vrrith, njësia administrative Luf-Qerret”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

”Të hënën jemi gati në çdo shkollë. Suksese çdonjërit prej nxënësve dhe mësuesve në bashkinë tonë”, uroi bashkia. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFINLANDË – Athina kërkon rimbursimin e kredive ndaj FMN-së për rivendosjen e besimit
Artikulli tjetërViti i ri shkollor, bashkia e Dibrës shton ritmin e punës