Ballina Flash

Viti i ri shkollor, bashkia e Dibrës shton ritmin e punës

TIRANË, 13 shtator /ATSH – I. Vata/ Bashkia Dibër vazhdon punë për përgatitjen e institucioneve arsimore për nisjen e vitit të ri shkollor 2019-2020.

Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj ka inspektuar sot punimet në shkollën “Hasan Leka” ku vazhdon puna për përfundimin në kohë të tyre.

“Ndonëse kanë mbetur dhe 3 ditë që na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor ne vazhdojmë punë për të bërë gati çdo shkollë të bashkisë për nisjen e vitit të ri shkollor”, tha Imeraj.

“Skuadra e Bashkisë Dibër ka shtuar ritmin dhe intensifikuar punën për të bërë gati të gjitha institucionet arsimore të bashkisë për datën 16 shtator”, shprehet ai. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPukë, përfundon riparimi i shkollës në fshatin Vrrith
Artikulli tjetërMat, nis rehabilitimi i kanalit të ujërave të zeza në lagjen “Dungu”