Ballina Aktualitet

Shqipëri-Slloveni, rritje e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ – Ambasadori i ri i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në takimin e zhvilluar mes tyre u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Gjithashtu u evidentuan mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve.

“Pata kënaqësinë të pres Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë. Evidentuam mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve”, theksoi sot Presidenti Meta pas takimit.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRriten investimet e huaja direkte, Rama: Shifër pozitive dhe tejet inkurajuese
Artikulli tjetërCakaj merr mbështetjen e Vishegradit nga Çekia