Ballina Aktualitet

Cakaj merr mbështetjen e Vishegradit nga Çekia

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Vendet e Vishegradit mbështesin me force integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Qëndrim ky i konfirmuar nga Praga, ku në takimin e zhvilluar me vendet e Ballkanit Perëndimor, krerët e shteteve dhe Ministrat e Jashtëm ripërsëritën angazhimin për t’i hapur rrugë fillimit të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Por veç integrimit që ishte kryefjala, në këtë takim u diskutuan edhe hapa konkretë në shërbim të ndërlidhjes infrastrukturore, bashkëpunimit në fushën e energjetikës, sigurisë dhe politikave të mjedisit. Platformë kjo që është në shërbim të zhvillimit të rajonit dhe procesit të integrimit europian.

Gjatë qëndrimit në Pragë, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomáš Petříček.

Takim gjatë së cilit u dakordësuan një sërë hapash konkretë për bashkëpunim në kuadër të procesit të integrimit europian dhe marrjes së Presidencës së OSBE-së.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Slloveni, rritje e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar
Artikulli tjetërRama në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut: Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv