Rama në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut: Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv

TIRANË, 13 shtator/ATSH/- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut.

Kreu i qeverisë shprehet se ka kërkuar mbështetjen e parlamentit gjerman për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, thekson Rama.

Ditën e djeshme Kryeministri Rama mori pjesë në samitin e Vishegradit, në Pragë, Çeki. Në këtë samit Kryeministri Rama mori mbështetjen totale të vendeve të grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian të Shqipërisë. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.