LONDËR, 7 shtator /ATSH-ANSA/ – Ministrja britanike e Punës, Amber Rudd, u dorëhoq nga qeveria e Partisë Konservatore, duke vendosur në më shumë vështirësi kryeministrin, Boris Johnson, që kundërshtohet nga opozita si dhe vetë partia e tij në lidhje me çështjen e Brexit.
Në letrën e dorëheqjes së Rudd, sipas citimeve nga BBC, theksohet se nuk mendon se objektivi kryesor i Johnson është që të largohet nga BE-ja me një marrëveshje dhe e cilësoi përjashtimin e 21 parlamentarëve konservatorë si një sulm ndaj dinjitetit dhe demokracisë.
Të 21 rebelët konservatorë u përjashtuan nga grupi parlamentar konservator në Dhomën e Komuneve pasi kishin votuar bashkë me opozitën kundër linjës së Johnson dhe në favor të një shtyrje përtej datës 31 tetor të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja për të shmangur nga ndarje pa marrëveshje.
Një shtyrje që kryeministri vazhdon të cilësojë si një dorëzim potencial, duke shpallur se është gati për çdo sfidë që të mos nënshkruajë kërkesën e Brukselit. /G.S/











