Ballina Bota

IRAN – Teherani aktivizon centrifugat e avancuara

TEHERAN, 7 shtator /ATSH-AFP/ – Irani aktivizoi centrifugat e avancuara, prodhimi i të cilave do të rrisë stoqet e uraniumit të pasuruar prodhuar në vendi, deklaroi sot zëdhënësi i Organizatës Iraniane të Energjisë Atomike (OIEA), Behrouz Kamalvandi.

Kamalvandi detajoi para shtypit masat për fazën e re të planit të reduktimit të angazhimeve të marra nga Irani në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, e arritur në Vjenë në vitin 2015.

Ai këmbënguli në faktin se angazhimet e marra nga Irani mbi transparencën e aktiviteteve bërthamore do të respektoheshin si më parë./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRilind zemra historike e Vlorës/ Zhdukur për dekada mes pluhurit, tani fuqi tërheqëse punësimi
Artikulli tjetërPacolli: Delegatët e Kaçanikut i prinë popullit drejt aspiratës për pavarësi