Ballina Flash

Kishëza e Shën Mërisë një perlë për Beratin e kulturës

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Deputetja Mirela Kumbaro sjell në vëmendje punët e bukura të cilat flasin vetë. Kumbaro shkruan se ”në vitin 2015 me kërkesë të DRTK Berat, kishëza e vogël e Shën Mërisë së Sinjës, ndërtuar në shek. XI-XII, në faqen shkëmbore të malit të Shpiragut, u shpall monument kulture”.

Kishëza e Shën Mërisë, iu rehabilitua aksesi dhe u rikualifikua mjedisi rrethues i asaj perle të vogël nën kujdesjen e specialistëve, por edhe të pasionantëve të besimit e të kulturës që kujdesen për kishën, si Jani Pjetri me të cilin pata fatin të diskutoja gjatë në shkurt 2018 kur vendosëm të ndërhyjmë për të restauruar e shpëtuar pikturat murale të kishës në shpellë.

Deputetja u shpreh se “shumë e lumtur sot kur shoh fundin e këtij operacioni të gjatë të duarartëve restauratorë të Beratit!”

Faleminderit Eugen Kallfani që e ndave me publikun këtë punë të bukur dashurie për Beratin e kulturës dhe ju lumshin duart e mendja. /m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINFORMATIKË – Inteligjenca artificiale analizon edhe kryeveprat e artit
Artikulli tjetërKINEMA – Richard Linklater fillon një xhirim që do të zgjasë 20 vite