Ballina Bota

INFORMATIKË – Inteligjenca artificiale analizon edhe kryeveprat e artit

LONDËR, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca artificiale bëhet edhe ekspert i historisë së artit dhe deshifron imazhet me reze X të pikturës në altar më të famshme të viteve 1400, asaj të qytetit të Gentit (Belgjikë), që i mbijetoi sekuestrimit nga nazistët, një ngjarje që tregohet edhe në filmin “Monuments Men” të George Clooney.

Në fakt ka arritur të ndajë dhe të bëjë të lexueshme imazhet që ishin të mbivendosura dhe të pakuptueshme sepse tablotë e veprës janë të pikturuara nga të dyja anët. Rezultati, i publikuar në revistën “Science Advances”, vjen falë punës së studiuesve të drejtuar nga Zahra Sabetsarvestani, i universitetit “College London” dhe nga Barak Sober i universitetit amerikan “Duke University”.

Kjo teknikë është testuar në panelet që përfaqësojnë Adamin dhe Evën në pikturën e famshme të katedrales së “San Bavone”, në qytetin Gent, në Belgjikë, të pikturuar nga vëllezërit Jan dhe Hubert van Eyck. Kjo kryevepër që në kopleksitetin e saj përfaqëson shpengimin, në origjinë përbëhej nga 12 panele prej druri (një prej të cilëve u vodh një shekull më parë dhe nuk u gjend kurrë), tetë nga të cilët ishin të pikturuar edhe në anën e pasme, në mënyrë që të ishin të dukshme kur struktura ishte e mbyllur.

Pas gjetjeve të bëra me rreze X i vjen radha kritikëve të artit që t’i studiojnë për të kërkuar detaje të fshehur në vepër, informacione të reja të stilit të artistëve, si dhe dëme të mundshme të pësuara gjatë kohës dhe gjatë sekuestrimit nga ana e nazistëve në vitin 1942, që e fshehën në një minierë kripe në pritje për ta dërguar në muzeun e Hitlerit që nuk u krijua asnjëherë. Në atë vend u gjet më pas nga programi ku u frymëzua edhe filmi i Clooney, i organizuar nga Aleatët gjatë Luftës së Dytë botërore për të mbrojtur thesaret e artit në zonat e luftës. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParku i Artit/ IMK pjesëmarrës në takimin zyrtar të hapjes së projektit 3C
Artikulli tjetërKishëza e Shën Mërisë një perlë për Beratin e kulturës