Ballina Bota

BM – Mbretëresha miraton kërkesën e Johnson për pezullimin e Parlamentit

LONDËR, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Mbretëresha Elizabeth II miratoi planin e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit, një lëvizje që mund të pengojë përpjekjet e deputetëve që mund të bllokojnë një Brexit pa marrëveshje.

Johnson kërkon që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian sikurse është vendosur, më 31 tetor, ndonëse kjo do të thotë të mos kenë një marrëveshje për tërheqjen, një skenar të cilit shumë persona i tremben sepse mund të ketë pasoja të rënda ekonomike ndaj vendit.

Organi zyrtar këshillimor i monarkes njoftoi se “pezullimin do të aplikohet “jo më herët se të hënën më 9 shtator dhe jo më vonë se sa të mërkurën më 12 shtator 2019 deri të hënën më 14 tetor 2019”.

Johnson kërkoi pezullimin sot në mëngjes një veprim që liderët e opozitës e konsiderojnë një përpjekje të qëllimshme për të penguar përpjekjet e tyre duke u hequr kohë të vlefshme parlamentare. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Islandë, trajneri Sinani besimplotë: Lojtaret janë luftarake, japin 100%
Artikulli tjetërZhvillimi i vijës bregdetare, nis puna për pasqyrën digjitale