Ballina Flash

Kontrolli i zjarrit në zonën e Pustecit, helikopterë nga Greqia

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Zjarri që ra në zonën e Pustecit u kontrollua falë edhe ndihmës së helikopterëve zjarrfikës të dërguar nga Greqia.

Pas kërkesës së Ambasadës së Shqipërisë për ndihmë, Greqia dërgoi helikopterë zjarrfikës për luftën ndaj zjarrit.

Ambasada shqiptare në Greqi, thekson se, “bashkimi i forcave midis Shqipërisë dhe Greqisë bëri të mundur kontrollin e zjarrit në zonën e Pustecit”.

“Pas kërkesës së Ambasadës shqiptare për ndihmë, Greqia dërgoi helikopterë zjarrfikës për luftën ndaj zjarrit. Falënderojmë institucionet greke për solidaritetin fqinjësor, për një problem që nuk njeh kufij”, shton Ambasada shqiptare në Greqi.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANKARA – Turqia dhe Bjellorusia kërkojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe
Artikulli tjetërSulmuesi i Kombëtares Cikalleshi drejt Serie A, e kërkon “Lecce”