Ballina Flash

Foto/ Fundgushti, kujdes për gjelbërimin e Tiranës

TIRANË, 27 gusht/ATSH/Punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një sërë fotosh nga puna e përditshme e punonjësve të mirëmbajtjes, për një Tiranë të gjelbëruar. Në ndërhyrjen e radhës, punonjësit kanë krasitur dhe pastruar të gjithë gjelbërimin përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”.

“Bukur dhe pastër! Punëtorët e palodhur të Tiranës, krasitën e pastruan të gjithë gjelbërimin përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, -tha Veliaj. z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPRAGË – Emërimi i ministrit të Kulturës i jep fund krizës politike
Artikulli tjetërFoto/ Drejt përfundimit, investimi i ujësjellësit tek rruga e Elbasanit