Foto/ Drejt përfundimit, investimi i ujësjellësit tek rruga e Elbasanit

TIRANË, 27 gusht/ATSH/Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë po vijojnë me ritëm të shpejtë për përfundimin e investimit të ri në rrjetin e kanalizimeve tek “Rruga e Elbasanit”.

Punonjësit e UKT-së thonë se investimi që po bëhet është me materiale bashkëkohore, çka sipas tyre rrit cilësinë e furnizimit me ujë dhe eliminon humbjet në rrjet.

“Vijojnë me ritëm të shpejtë punimet për përfundimin e investimit të ri në rrjetin e ujësjellësit tek Rruga e Elbasanit. Një investim me materiale bashkëkohore, i cili rrit cilësinë e furnizimit me ujë dhe eliminon humbjet në rrjet”, -thonë punonjësit e Ujësjellës Kanalizime. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.