TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -Në shëtitoren e Kukësit pas sistemimit të sipërfaqeve të gjelbëruara dhe heqjes së mbeturinave, ekipet e shërbimeve kanë vendosur koshat e vegjël të grumbullimit të mbetjeve.
Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka theksuar sot se shëtitorja e Kukësit po i i kthehet normalitetit.
Ai ka falënderuar banorët për ndihmën duke u kujdesuar për ambientet e përbashkëta.
“Mirëmëngjes u themi nga shëtitorja e Kukësit, aty ku gjithçka po i kthehet normalitetit. Pas sistemimit të sipërfaqeve të gjelbëruara dhe heqjes së mbeturinave, ekipet e shërbimeve kanë vendosur koshat e vegjël të grumbullimit të mbetjeve. Falenderoj banorët që po na ndihmojnë, duke u kujdesuar për ambientet e përbashkëta. Tashmë në shëtitore edhe koshat e vegjël, ku gjithsecili mund të depozitojë mbeturinat! Bashkë po ia dalim, për një Kukës të pastër!”, është shprehur Gjici.
/gj.mima/j.p/























