Ballina Bota

RUSI – 300 të arrestuar pas protestave të opozitës

MOSKË, 3 gusht /ATSH-AFP-ANSA/ – Të paktën 300 persona u arrestuan sot nga policia pas një manifestimi të opozitës ruse, e cila prej javësh po kërkon regjistrimin e kandidatëve të saj për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të shtatorit, njoftoi sot një organizatë joqeveritare.

Sipas organizatës joqeveritare, OVD-Info, e specializuar për gjetjen e numrit të të arrestuarve, të paktën 300 persona janë ndaluar nga policia.

Ajo shtoi se ndërmjet tyre gjenden edhe gjashtë gazetarë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Transformohet Teatri i Operas dhe Baletit, Rama: Kështu do të shkëlqejë edhe Teatri i ri Kombëtar i Fjalës
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Mbijeton, një javë pas aksidentit, me ujë… shiu!