PARIS, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron ftoi kryeministrin e ri britanik, Boris Johnson, në Paris për bisedime mbi çështjen Brexit.
Burime pranë Elizesë raportojnë se dy liderët do të takohen në “javët e ardhshme”, në përputhje me nevojat e Bashkimit Europian.
Sipas të njëjtave burime, Macron dhe Johnson kanë zhvilluar një bisedë telefonike, pas emërimit të Johnson në ”10 Downing Street”./ /os/ a.jor.






















