Ballina Bota

SIRI – Turqia dërgon përforcime ushtarake në Idlib

BEIRUT, 9 korrik /ATSH-ANSA/ – Turqia dërgoi në veriperëndim të Sirisë përforcime ushtarake në drejtim të pozicioneve turke në rajonin e Idlinit, sipas gazetarëve në terren.

Kjo zonë i nënshtrohet prej më shumë se dy muaj sulmeve ajrore ruse dhe të qeverisë së Damaskut dhe përpjekjeve të forcave qeveritare që të çajnë linjën mbrojtëse të krijuar nga grupet e armatosura antiqeveritare.

Në fund të muajit përfaqësuesit politikë dhe ushtarakë të Turqisë, Rusisë dhe Iranit parashikojnë të takohen, sikurse ndodh vazhdimisht që prej janarit 2017, për të biseduar për situatën në Siri. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkonomi: Qëllimi i mazhorancës është të respektojë Kushtetutën dhe të vendosë ligjshmërinë
Artikulli tjetërUshqimet të cilat mund t’i konsumoni në verë dhe kanë pak kalori