Ballina Flash

Ancelotti mirëpret transferimin e Icardit tek “Napoli”

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ – Trajneri i “Napolit”, Carlo Ancelotti ka mirëpritur kalimin e Mauro Icardit tek klubi napoletan.

Në intervistën e parë nga Dimaro, ku skuadra napolitane është grumbulluar, duke folur për blerjen e mundshme të Icardit, Ancelotti tha se, “Icardi është një futbollist shumë i mirë, që pëlqehet edhe nga shumë të tjerë. Për Napolin do të ishte mirë që të vinin futbollistë të këtij kalibri, pasi do të rritnin besimin, megjithatë për momentin unë jam vetëm një adhurues i Icardit, si shumë të tjerë”.

I pyetur për Conten tek “Interi” dhe Sarrin te “Juve”, ai tha se, “më vjen mirë që Conte është rikthyer në Itali, pasi ka eksperiencë dhe do të shtojë edhe më shumë rivalitetin. Juve tashmë njihet nga të gjithë, pasi fiton prej 8 sezonesh në Itali, pro besoj se ky sezon do të ketë më shumë rivalitet dhe më shumë cilësi”.

I pyetur për merkaton, trajneri italian theksoi se, “do të doja të kishim një tjetër mesfushor të tipit Fabian Ruiz, që di të luajë në disa pozicione. Kemi tashmë Fabian dhe Zielinskin, por do të doja të kishim edhe një të tretë”.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRijetësim materniteteve në të gjithë vendin, standarde të larta shërbimi për nënën dhe fëmijën
Artikulli tjetërLETËRSI – Robotët ”shokët” e rinj të njeriut