Ballina Bota

ITALI – Putin takohet me Conte dhe Mattarella

ROMË, 4 korrik /ATSH-ANSA/ – Kryeministri italian priti sot Putinin në oborin e Pallatit Kixhi ku presidenti rus mbërriti me veturën “Aurus”, makina presidenciale e numrit një të Kremlinit.

Më pas Putini u takua me presidentin italian, Sergio Mattarella.

“Mes Rusisë dhe Italisë marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira”, sipas burimesh nga presidenca pas takimit mes Sergio Mattarella dhe Vladimir Putin.

“Është vërejtur një shqetësim i përbashkët për luftën civile në Libi dhe rikthimin e mundshëm të terrorizmit islamik që është mundur në Siri”, sipas të njëjtave burime duke shtuar se në këto bisedime është theksuar rëndësia për të pasur stabiliteti në lini për Italinë dhe Europën.

Presidenti rus zhvilloi gjithashtu sot në mëngjes një takim me papa Françeskun dhe më pas me kardinalin sekretar Shteti, Pietro Parolin. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohen kriteret për përzgjedhjen e mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Artikulli tjetërSHBA – Kalifornia tronditet nga një tërmet i fuqishëm