TIRANË, 30 qershor /ATSH/ – Ambasadorja Audrey Glover, udhëheqësja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ka anuluar vizitën e saj monitoruese në qendrën e votimit në shkollën “Vasil Shanto” – KZAZ nr. 35, si pasojë e një proteste të zhvilluar jashtë kësaj KZAZ-je nga militantët e opozitës.
Në një njoftim për mediet, Misioni i ODIHR thekson se fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin.
“Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje”.
“Përfaqësuesit e medies do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në njoftimin e Misionit.
/gj.mima/ /a.g/























