Ballina Flash

Kurbin, Cara: Proces i qetë zgjedhor

TIRANË, 30 qershor/ATSH/- Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Kurbinit, Majlinda Cara, ftoi sot qytetarët e Kurbinit të shprehin vullnetin e tyre të lirë përmes votës për një jetë më të mirë.

Pas votimit, Cara tha se “pjesëmarrja në votime është e kënaqshme, situata është e qetë, banorët e Kurbinit po dalin të votojnë dhe në orët në vijim shpresoj që të jetë më e lartë”.

Cara i ftoi qytetarët e Kurbinit të marrin pjesë në votime, të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë për të siguruar për katër vitet e ardhshme një jetë më të mirë në Kurbin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVoton Moisiu: Kreva të drejtën kushtetuese, nuk ecet përpara pa zgjedhur
Artikulli tjetërShefja e misionit të OSBE/ODIHR, anulon vizitën tek shkolla “Vasil Shanto”