Ballina Aktualitet

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, anulon vizitën tek shkolla “Vasil Shanto”

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ – Ambasadorja Audrey Glover, udhëheqësja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ka anuluar vizitën e saj monitoruese në qendrën e votimit në shkollën “Vasil Shanto” – KZAZ nr. 35, si pasojë e një proteste të zhvilluar jashtë kësaj KZAZ-je nga militantët e opozitës.

Në një njoftim për mediet, Misioni i ODIHR thekson se fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin.

“Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje”.

“Përfaqësuesit e medies do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në njoftimin e Misionit.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurbin, Cara: Proces i qetë zgjedhor
Artikulli tjetërFOKUS – Trump shkruan historinë me disa hapa në Korenë e Veriut