TIRANË, 30 qershor/ATSH/- Në qarkun e Vlorës po vijon normalisht procesi i votimit.
Në të gjitha qendrat e votimit të këtij qarku procesi ka nisur normalisht në orën 07:00 dhe deri tani nuk vihen re probleme.
Për bashkinë e Vlorës, kandidon për një mandat të dytë Drital Leli, i Partisë Socialiste dhe kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini.
Ndërsa kandidatët për bashkitë e tjera të qarkut Vlorë janë Shuaip Beqiri, kandidati i PS-së për bashkinë Konispol, Majlinda Qilimi kandidate e PS-së për bashkinë, Delvinë, Jorgo Goro kandidat i PS-së për bashkinë Himarë, Pëllumb Binaj kandidat i PS-së për bashkinë Selenicë, Adrian Gurma kandidat i PS-së për bashkinë Sarandë./k.s/ /a.g/





















