Përballja e 3 kandidatëve në Berat, vijon i qetë procesi i votimit

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ – Në qarkun e Beratit ka nisur zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjet lokale në 5 bashkitë.

Deri më tani nuk raportohet për asnjë incident në këtë qark. Në pesë bashkitë e këtij qarku, Berati është i vetmi ku garohet me më shumë se një kandidat.

Për këtë bashki kandidon Ervin Demo për Partinë Socialiste, përballë tij është Pavlo Shkarpa i Bindjes Demokratike dhe kandidati i tretë është Plarent Aleksi i pavarur. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.