Ballina Flash

Elbasan, vijon procesi i votimit në 7 bashkitë e qarkut

TIRANË, 30 qershor/ATSH/- Në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit ka nisur prej orës 07:00 procesi i votimit.

Deri tani në asnjë prej këtyre bashkive nuk vihen re probleme, në asnjë prej 2800 qendrave të votimit.

Për bashkinë e Elbasanit kandidon për kryetar bashkie, Gledian Llatja, kandidaturë e PS-së, për bashkinë Belsh Arif Tafani, kandidati i PS-së, për bashkinë Cërrik Andis Salla, kandidat i PS-së, për bashkinë Gramsh Klodian Taçe, kandidat i PS-së.

Ndërsa Kastriot Gurra është kandidati i propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane në bashkinë e Librazhdit dhe Lorenc Tosku është kandidati i propozuar nga PS për zgjedhjet në organet e qeverisjes vendore për bashkinë e Peqinit./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHANOI – Vietnami dhe BE-ja nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë
Artikulli tjetërPHENIAN – Trump i pari president amerikan që shkel territorin koreano-verior, fton Kim në SHBA