TIRANË, 30 qershor/ATSH/- Në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit ka nisur prej orës 07:00 procesi i votimit.
Deri tani në asnjë prej këtyre bashkive nuk vihen re probleme, në asnjë prej 2800 qendrave të votimit.
Për bashkinë e Elbasanit kandidon për kryetar bashkie, Gledian Llatja, kandidaturë e PS-së, për bashkinë Belsh Arif Tafani, kandidati i PS-së, për bashkinë Cërrik Andis Salla, kandidat i PS-së, për bashkinë Gramsh Klodian Taçe, kandidat i PS-së.
Ndërsa Kastriot Gurra është kandidati i propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane në bashkinë e Librazhdit dhe Lorenc Tosku është kandidati i propozuar nga PS për zgjedhjet në organet e qeverisjes vendore për bashkinë e Peqinit./k.s/
