PHENIAN – Trump i pari president amerikan që shkel territorin koreano-verior, fton Kim në SHBA

Donald Trump u shndërrua në presidentin e parë amerikan në detyrë që shkel në Korenë e Veriut, pas takimit të tij me liderin Kim në Zonën e Çmilitarizuar, që ndaj dy Koretë.

“Kalimi i kësaj zone është një nder i madh, një progres i madh është bërë, miqësi të mëdha janë bërë dhe, edhe kjo e fundit, në veçanti, është një miqësi e madhe”, deklaroi Trump.

Presidenti Trump tha se do ta ftonte liderin Kim në SHBA.

Sipas të pranishmëve në takimin mes dy liderëve, i pyetur nëse do ta ftonte Kim-in në SHBA, Trump u përgjigj ”do ta ftoj tani”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.