TIRANË, 30 qershor/ATSH/- Në bashkinë e Dibrës të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00.
Edhe pse në orët e para procesi i votimit po vijon normalisht dhe nuk raportohet për ndonjë problematikë.
Në bashkinë e Dibrës për kryetar bashkie kandidojnë Shkëlzen Qokaj nga Bindja Demokratike dhe Dionis Imeraj nga Partia Socialiste.
Në Shqipëri votohet sot për të zgjedhur 61 kryetarët e bashkive./k.s/ /a.g/






















