Zgjedhjet/ Fotot domethënëse: Nga çifti me fëmijë të vegjël, tek gjyshja që mban mbesën teksa i shoqi voton

TIRANE, 30 qershor/ATSH/- Nga ora 7 e mëngjesit ka nisur procesi i votimit për pushtetin lokal në të gjithë vendin.

Duket se dita e zgjedhjeve është kthyer në një festë, pasi të gjithë grupmoshat in janë drejtuar kutive të votimit për të marrë pjesë në votime. Ende pa shkuar ora 8 e mëngjesit, sikurse shihni dhe nga kjo foto, kjo familje me fëmijët e vegjël i është drejtuar kutisë së votimit për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese që është njëkohësisht edhe një detyrë qytetare.

Ndërkaq, edhe mosha e 3-te ka dalë e para për votim, për të shmangur temperaturat e larta të mesditës. Por, një rast i veçantë është shënuar në kryeqytet. Një gjyshe shihet teksa pret ti vijë i shoqi, i cili po voton, për ta ndërruar mbajtjen e mbesës që të votojë dhe ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.