Ballina Bota

BERLIN – Sërish probleme shëndetësore për Merkelin

BERLIN, 27 qershor /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel është ndjerë sërish keq gjatë një ceremonie zyrtare, nëntë ditë pas një incidenti të ngjashëm dhe disa orë përpara nisjes për në samitin e G20-ës në Osaka.

Ky problem u shënua gjatë ceremonisë zyrtare të marrjes së detyrës së ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht në kështjellën ”Bellevue” në Berlin.

”Merkel ka patur dridhje të trupit për gati dy minuta”, bën me dije një fotograf i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA i pranishëm në ceremoni.

Kancelarja  të jep përshtypjen, nisur nga pamjet e transmetuara në televizionin gjerman, se kërkon të marrë nën kontroll situatën.

Ajo kryqëzon krahët gjatë fjalimit të presidentit federal, Frank-Walter Steinmeier.

Merkel do të mbushë 65 vjeçe në korrik./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Barcelona” zyrtarizon ish-portierin e “Juventusit”
Artikulli tjetërDekreti i presidentit si ndërtim pa leje, kërkon “zaptimin” politik