Ballina Bota

DORTMUND – Merkel paralajmëron kundër izolacionizmit

Angela Merkel paralajmëroi sot shtetet që të mos vetizolohen nga komuniteti ndërkombëtar.

Gjatë një takimi në një kishë protestante në Dortmund, Merkel tha se ”mosbesimi duket se është shndërruar në një politikë qeveritare”.

“Pa besimin si bazë, politikat ndërkombëtare nuk mund të funksionojnë”, theksoi kancelarja duke marrë duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Merkel ka qenë një nga avokatet e multilateralizmit përballë vendimeve të presidentit amerikan, Donald Trump për tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit mbi Klimën dhe marrëveshja bërthamore me Iranin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Ditët e Shkollës Shqipe”, tryezë diskutimi në Zvicër
Artikulli tjetërSiguria ushqimore, AKU bllokon vezë pa etiketim, gjobit me 6.9 milionë lekë e ndërpret aktivitetin e tre subjekteve