Ballina Flash

FOTO/ “Ditët e Shkollës Shqipe”, tryezë diskutimi në Zvicër

TIRANË, 22 qershor /ATSH/ – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjoni mori pjesë në aktivitetin “Ditët e Shkollës Shqipe”, organizuar me nismën e kryetarëve të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) të kantonit të Argaut dhe atij të St. Gallen, respektivisht Riza Dema e Vaxhid Sejdiu.

Seria e aktiviteteve nisi dje me tryezën kushtuar organizimit të shkollës shqipe me temë “Si ta bëjmë shkollën shqipe më mirë”.

Të pranishmit në këtë aktivitet evidentuan problematikat, ofruan mendime e sugjerime si të përmirësohet situata e mësimdhënies së gjuhës shqipe, nënvizuan nevojën e masivizimit të pjesëmarrjes dhe ndërgjegjësimit për domosdoshmërinë e nxitjes së fëmijëve e prindërve për nevojën e arsimimit në gjuhën e kulturën shqipe, si dhe u bënë apel institucioneve shtetërore të jenë me konkretë e të pranishëm në mbështetje të procesit të mësimit të gjuhës shqipe.

Konkluzionet dhe sugjerimet e kësaj tryeze do t’i përcillen Konferencës së 15-të të Arsimit në Diasporë që do të zhvillohet në Kosovë në 1-3 gusht 2019 në bashkëpunim mes dy ministrive të Arsimit të Shqipërisë e Kosovës dhe mësimdhënësve nga diaspora.

Në këtë aktivitet, i cili u zhvillua në Spreitenbach, ishin të ftuar edhe prof. dr. Zymet Neziri, prof. dr. Teki Kurti, prof. dr. Frashër Demaj. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLeli takon banorët e Shushicës: 40 milionë euro investime në ujësjellësa
Artikulli tjetërDORTMUND – Merkel paralajmëron kundër izolacionizmit