DORTMUND – Merkel paralajmëron kundër izolacionizmit

Angela Merkel paralajmëroi sot shtetet që të mos vetizolohen nga komuniteti ndërkombëtar.

Gjatë një takimi në një kishë protestante në Dortmund, Merkel tha se ”mosbesimi duket se është shndërruar në një politikë qeveritare”.

“Pa besimin si bazë, politikat ndërkombëtare nuk mund të funksionojnë”, theksoi kancelarja duke marrë duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Merkel ka qenë një nga avokatet e multilateralizmit përballë vendimeve të presidentit amerikan, Donald Trump për tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit mbi Klimën dhe marrëveshja bërthamore me Iranin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.