Ballina Bota

BRUKSEL – Macron kundër sistemit të “Spitzenkandidat” për presidencën e Komisionit

BRUKSEL, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Emmanuel Macron u shpreh sot se ishte kundër sistemit të “Spitzenkandidat”, kandidati i përzgjedhur nga partia fituese, i cili votohet në PE si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.  Ky format kërkon që forcat kryesore politike të BE-së të zgjedhin kandidatin e tyre për presidencën e Komisionit Europian, sistem sipas tij ‘’aspak i vlefshëm’’ dhe që bie ndesh me traktatet.

‘’Asnjë nga tre kandidatët që dolën nga kjo procedurë nuk arritën të siguronin konsensusin e palëve’’, deklaroi presidenti francez në mbyllje të samitit, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje për postet kyçe të BE-së.

Presidenti i Këshillit, Donald Tusk u shpreh se nuk kishte shumicë të qartë, me pakica bllokuese, ose më tepër për të gjithë kandidatët që janë përzgjedhur në bazë të sistemit ‘’Spitzenkandidat’’, pra ky sistem nuk konsiderohet si i vlefshëm.//v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMikrofinanca rriti kreditimin me 18,3%
Artikulli tjetërBalla: Siç bëjnë talebanët në Afganistan, po bën Luli me të tijët kundër Shqipërisë