Ballina Flash

Gjithçka diskutohet, vetëm 30 qershori jo

TIRANË, 14 qershor/ATSH-Maela Marini/ “Gjithçka diskutohet, vetëm 30 qershori nuk diskutohet”, – deklaroi sot nga Roskoveci kryeministri Edi Rama.

Në vijim të takimeve elektorale, Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me banorë të Roskovecit.

Kryeministri tha se “nëse ne heqim 30 qershorin dhe bëjmë një përjashtim nga rregulli, ky përjashtim kthehet në rregull dhe nesër fillon nga e para”.

“Kjo që po ndodh është minimalisht seria e dytë e një filmi që kemi parë në 2017. Ikën nga parlamenti, u futën në çadër dhe ne bëmë një marrëveshje për t’i dhënë një mundësi të re Shqipërisë. Ata morën pjesën e luanit në qeveri, por i harruan të tëra dhe filluan prapë avazin nga e para”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “nëse ne e tolerojmë këtë, zgjedhjet nuk janë më e drejta e popullit për të vendosur se kush qeveris, por kthehen në e drejta e politikanëve për të vendosur kur do të ketë zgjedhje dhe detyra e popullit të ulë kokën e të presë”.

Rama tha se “nëse ndodh kështu, nuk ka më mandate që vazhdojnë sipas Kushtetutës”.

“Një vend, një popull i tërë dhe një shtet nuk mund të nënshtrohen e t’i hapin rrugë budallait”, – tha Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunët e kryera në Roskovec, mjaftojnë sa për 1 milion fjalë
Artikulli tjetërHapja e negociatave me Shqipërinë, jetike për të ruajtur besueshmërinë e politikave të zgjerimit