Ballina Bota

SPANJË – Junqueras nuk do të betohet si eurodeputet

MADRID, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Drejtësia spanjolle nuk lejoi që një nga indipendentistët katalanas në burg, Oriol Junqueras, të marrë detyrën e tij si deputet në Parlamentin Europian, sipas gazetës ”El Pais”.

Gjykata refuzoi t’i japë Junqueras leje të jashtëzakonshme për të marrë pjesë në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve të hënën, më 17 qershor, që të betohej si eurodeputet.

Sipas gjykatës, zhvendosja e Junqueras në Bruksel do ta kishte vënë gjyqin kundër tij në një “rrezik të pakthyeshëm”./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë, shton faunën e egër në Parkun Shebenik-Jabllanicë
Artikulli tjetërSulmuan eskortën e Kryeministrit në Librazhd, arrestohen 7 persona