Ballina Bota

RUSI – Vijon saga e arrestimit të opozitarit Navalny

MOSKË, 12 qershor /ATSH-AFP-ANSA/ – Opozitari kryesor i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua sot nga policia gjatë një marshimi në Moskë në mbështetje të gazetarit Ivan Golunov, i akuzuar për trafik droge përpara se të shpallej i pafajshëm dhe të lirohej një ditë më parë.

Navalny është arrestuar dhe liruar disa herë nga drejtësia ruse.

”Aleksei Navalny është arrestuar”, shkruante  në një postim në Twitter zëdhënësja e opozitarit, Kira Iarmych.

Të paktën 94 manifestues u arrestuan sot gjatë një marshimi në Moskë në mbështetje të gazetarit investigativ Ivan Golounov, i akuzuar padrejtësisht për trafik droge , i cili u lirua një ditë më parë.

Rreth 1 000 persona u mblodhën në qendër të Moskës dhe një qiin në qytetin e dytë më të madh të vendit, Shën Petërburg për të protestuar për parandalimin e makinacioneve të policisë në këtë çështje, që ngjalli një mobilizim pothuajse të paprecedentë të shoqërisë civile./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKandidati për SPAK, prokurori Mara në sitën e Vetingut
Artikulli tjetër​Veseli: Kosova do të jetë gjithmonë, kudo dhe kurdo me SHBA-të