Ballina Lajme nga Vendi

Punësimi i mjekëve të rinj për përmirësimin e shërbimit shëndetësor

Punësimi i mjekëve të rinj për përmirësimin e shërbimit shëndetësor

Punësimi i mjekëve të rinj për përmirësimin e shërbimit shëndetësorhttps://ata.gov.al/2018/05/07/punesimi-i-mjekeve-te-rinj-per-permiresimin-e-sherbimit-shendetesor/Juna Luzi u punësua si mjeke në konsultorin e fëmijës në qendrën shëndetësore numër 1 në Tiranë.“Duke parë kushtet e përmirësuara ndër vite dhe duke parë gjithashtu edhe rritjen e vlerësimit të mjekut gradualisht, e cila është e ndjeshme, kjo gjë më ka bindur mua për t’i shërbyer ditë pas dite qytetarëve dhe vendit tim”, shprehet Luzi.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 07.05.2018

TIRANË, 7 maj/ATSH/ – Punësimi i mjekëve të rinj në gjithë qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit po sjell përmirësim të shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

Ky është edhe shembulli i Dr.Juna Luzi, e cila iu bashkua ekipit të shëndetësisë në kujdesin parësor.

Juna Luzi u punësua si mjeke në konsultorin e fëmijës në qendrën shëndetësore numër 1 në Tiranë.

“Pasi përfundova studimet mora eksperiencën klinike në spitale të ndryshme dhe më pas vendosa të konkurroj në degën e mjekësisë së familjes. Aktualisht, jam pjesë e konsultorit të fëmijës kujdesemi për grupmoshat 0- 1 vjeç, bëjmë vizitat e përmuajshme. Pasi vendosa të punoj me fëmijë, me bebe dhe me foshnja të porsalindura, kam kuptuar se këtu e gjej veten. Kënaqësia që të japin fëmijët e porsalindur buzëqeshjet dhe gugatjet e tyre janë padyshim magji më vete”, u shpreh ajo.

“Duke parë kushtet e përmirësuara ndër vite dhe duke parë gjithashtu edhe rritjen e vlerësimit të mjekut gradualisht, e cila është e ndjeshme, kjo gjë më ka bindur mua për t’i shërbyer ditë pas dite qytetarëve dhe vendit tim”, përfundon dr. Luzi./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSEUL – Samiti Trump-Kim në Singapor
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Studentët gjermanë: Testi i anglishtes shumë… i vështirë!