Ballina Bota

SEUL – Samiti Trump-Kim në Singapor

SEUL, 7 maj /ATSH-AFP/ – Samiti historik mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un do të zhvillohet në mes të muajit qershor në Singapor, theksoi sot e përditshmja koreano-jugore ”Chosun Ilbo”.

Trump njoftoi se data dhe vendi i këtij takimi ishin vendosur dhe se do të njoftohen në të ardhmen.

“Ky samit do të zhvillohet në mes të muajit qershor”, njoftoi sot “Chosun Ilbo” duke cituar burime diplomatike që i referohen informacionit të këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton.

E përditshmja shtoi se mundësia që samiti të zhvillohet në Singapor është shumë e madhe.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten në mbrëmje se Trump do të presë homologun koreano-jugor, Moon Jae-in më 22 maj në Uashington./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNexhmije Pagarusha, “Bilbili i Kosovës”, mbush sot 85 vjeç
Artikulli tjetërPunësimi i mjekëve të rinj për përmirësimin e shërbimit shëndetësor