Ballina Aktualitet

Basha: Koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve

TIRANË, 9 qershor/ATSH-A.Fortuzi/- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar të dielën se ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket.

“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!”, thekson Basha

“Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anuluan!”, vijoi Kreu i PD

“Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”, nënvizon Basha.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër/ Rifilloi tregtimin e ushqimeve në punishten e sekuestruar, ndalohet pronari
Artikulli tjetërXhaçka: Askush nuk mund të pengojë zgjedhjet e 30 qershorit, opozita braktisi qytetarët