Ballina Bota

STUDIM – Njerëzit gëlltisin mijëra grimca plastike çdo vit

PARIS, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Njerëzit gëlltisin dhe thithin nëpërmjet frymëmarrjes mijëra grimca plastike çdo vit, sipas kërkimeve të publikuara të mërkurën.

Këto mikro grimca plastike, që krijohen nga shpërbërja e produkteve nga më të ndryshmet si veshjet sintetike, gomat, lentet e kontaktit etj., gjenden tashmë kudo në planet, nga akullnajat më të larta deri në fundin e oqeaneve.

Shkencëtarët kanadezë kanë analizuar me mikroskop qindra të dhëna mbi ndotjen, duke marrë për bazë regjimin mesatar dhe modelin e konsumit të amerikanëve.

Sipas rezultateve të këtyre vlerësimeve një njeri i rritur gëlltit deri në 52 000 grimca plastike në vit. Dhe nëse merret parasysh ajri i ndotur, këto shifra arrijnë deri në 121 000.

Rreth 90 000 grimca të tjera shtohen nëse konsumojmë vetëm ujë në shishe, shton ky studim, i publikuar në revistën “Environmental Science and Technology”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGazeta gjermane “Die Welt”, reportazh për Shqipërinë reale: Destinacion i besueshëm për sipërmarrjet
Artikulli tjetërVeliaj: Kundërshtarët u larguan sepse s’kishin shans të fitonin në Tiranën që po transformohet