Ballina Flash

FOTO/ Rehabilitim rrugës “Qazim Rroji” në Shkodër

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ – Rruga “Qazim Rroji” në qendër të qytetit të Shkodrës, i është nënshtruar procesit të rehabilitimit.

Një rrugë me densitet të lartë qarkullimi, ajo ka pasur si problem mungesën e kanalizimeve të ujërave të bardha. Pavarësisht se ka qenë me asfalt, ai është shkatërruar pikërisht nga mungesa e tyre.

Këtë fakt e ka evidentuar edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen.

Ademi falënderoi qytetarët për kontributet e mbështetjen, duke mundësuar kthimin e të ardhurave të mbledhura, në investime që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Puna për sistemimin e shesheve dhe rrugëve të qytetit të Shkodrës, do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2019. Synohet përmirësimi i standardeve të jetës së qytetarëve në atë çfarë mund të konsiderohet përditshmëri dhe impakt sapo kalon pragun e shtëpisë./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – AI: Franca të ndalë sulmet ndaj mbrojtësve të migrantëve
Artikulli tjetërBM – Farage: Nuk bashkohem me Salvinin dhe Le Pen