Ballina Aktualitet

7 policë të plagosur, Lleshaj: Militantët e Bashës, përgjegjësi para ligjit

TIRANË, 2 qershor/ATSH/- Shtatë policë kanë mbetur të plagosur nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit e opozitës.

Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit”, thekson Lleshaj.

Prej gati një orë protestuesit e opozitës po qëndrojnë përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku situata është tensionuar nga dhjetëra fishekzjarre e kapsolla që hidhen drejt policisë vendosur në mbrojtje të institucionit./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTension para Parlamentit, protestuesit godasin me mjete piroteknike policinë
Artikulli tjetërBalla thirrje Bashës: Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe policisë