Balla thirrje Bashës: Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe policisë

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje sot kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha të heqë dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Deri tani, tha Balla, “janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës”.

“Çantat e këtyre individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP-it, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori të paguara prej teje dhe ata që qëndrojnë pas teje Lulëzim”, tha Balla.

Ai i bëri thirrje Bashës të ndalojë sulmin kundër Shqipërisë. “Shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt, por harroje se ti mund ta cënosh sado pak rrugën europiane të Shqipërisë”, tha Balla./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.