MADRID, 1 qershor /ATSH/ – E gjithë bota e futbollit është në lot për Jose Antonio Reyes.
Ish-lojtari i “Seviljas”, “Arsenalit”, “Real Madridit” dhe “Atletikos”, vdiq gjatë një aksidenti rrugor në Utrera, qyteti i tij i lindjes.
Lojtari 35-vjeçar aktualisht luante në Divizionin e Dytë në skuadrën “Estremadura”.
Për momentin ende nuk dihen detajet e aksidentit. Njoftimi për vdekjen e tij u konfirmua nga klubi i “Seviljes” në “Twitter”. /G.S/





















