Ballina Bota

SHBA – Drejtësia përgatit një hetim antimonopol kundër Google

UASHINGTON, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri amerikan i Drejtësisë përgatit një hetim antimonopol kundër “Google” që në Europë është prekur nga gjoba të rënda për praktika kundër konkurrencës, njoftoi dje “Wall Street Journal”.

“Divizioni i ngarkuar me çështjet “kundër monopolit” përgatitet të shqyrtojë nga afër praktikat tregtare të Google për sa i përket motorit të tij të kërkimit dhe aktiviteteve të tjera”, sipas burimesh të cituara nga e përditshmja amerikane.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), që ndan bashkë me Ministrinë e Drejtësisë rolin e autoritetit të konkurrencës, kishte zhvilluar para disa vitesh një hetim të gjerë në mjediset e “Google” në lidhje me kërkimin në internet dhe publicitetin para se ta mbyllte në vitin 2013 pa penalizim.

Komisioni Europian gjobiti me një shumë të konsiderueshme më 20 mars për herë të tretë në dy vite “Google”, duke e akuzuar për praktika kundër konkurrencës në Bashkimin Europian. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRoth: Për integrimin e Shqipërisë, BE duhet të mbështetet në fakte dhe ndershmëri
Artikulli tjetërMADRID – Spanja në zi për Jose Antonio Reyes