Ballina Bota

HUNGARI – Pezullohet reforma e diskutueshme gjyqësore

BUDAPEST, 30 maj /ATSH-AFP/ – Qeveria hungareze njoftoi sot se hiqte dorë nga lënia në fuqi e gjykatave të reja administrative, të akuzuara për cënim të parimit në ndarjen e pushteteve.

‘’Qeveria vendosi të pezullojë për një periudhë të pacaktuar futjen e sistemit të gjykatave administrative’’, njoftoi Gergely Gulyas, zëdhënës i qeverisë hungareze.

Gulyas e justifikoi këtë vendim pas konstatimit se ky projekt u kthye në epiqendrën e mosmarrëveshjeve europiane dhe ndërkombëtare.

Komisioni i Venecias, organ konsultativ i Këshillit të Europës, e kritikoi ligjin duke e cilësuar shumë dominues autoritetin e ministrit të Drejtësisë ndaj gjykatave të reja.

OJQ-të për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Hungari, si Komiteti i Helsinkit vlerësuan se sistemi i ri ishte një kërcënim serioz për shtetin e së drejtës në Hungari./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – FT: Weber i papërshtatshëm për kreun e KE
Artikulli tjetërRruga Orikum-Vlorë, investim në shërbim të Shqipërisë turistike