Ballina Bota

BERLIN – Merkel: Respektoj vendimin e May

BERLIN, 24 maj /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane respekton vendimin e dorëheqjes së homologes së saj britanike, Theresa May, pas dështimit për miratimin e planit të tërheqjes nga Bashkimi Europian, deklaroi sot Martina Fietz, zëdhënëse e Angela Merkelit.

“Qeveria gjermane kërkon të ruajë bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë britanike, po njësoj, pa asnjë ndryshim’’, tha zëdhënësja, duke anashkaluar të japë një prononcim në lidhje me pasojat e dorëheqjen që lidhen me Brexit, një proces që varet nga zhvillimet e politikës së brendshme britanike./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMisioni i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, Glover: Na intereson procesi transparent, jo rezultati
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Huawei pjesë e axhendës së negociatave tregtare me Kinën