PEKIN, 24 maj /ATSH-AFP/ – Trajneri italian, Marcello Lippi rikthehet në krye të ekipit kombëtar të futbollit të Kinës, katër muaj pas largimit të tij pasuar me një zëvendësim të pasuksesshëm të bashkëkombësit të tij, Fabio Cannavaro, njoftoi sot federata kineze.
Rikthimi i trajnerit, fitues i Botërorit të Futbollit në 2006 me Italinë, i moshës 71 vjeç, u përfol nga mediet kineze këto javët e fundit dhe me shumë mundësi do të pritet shumë mirë nga tifozët kinezë.
Ai u emërua trajner i Kinës për herë të parë në 2016, por nuk kishte dëshirë të rinovonte kontratën janarin e kaluar pas humbjes në çerekfinalen e Kupës së Azisë (3-0 përballë Iranit).
”Marcello Lippi do të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare në qershor me synimin për kualifikimin në Botërorin 2022 në Katar”, njoftoi Federata Kineze e Futbollit (CFA).
”Që kur Marcello Lippi mori përgjegjësinë për drejtimin e skuadrës kombëtare në 2016, ekipi ka treguar një frymë pozitive grupi që po orientohet drejt suksesit, dhe një shpirti luftarak gjatë ndeshjeve”, shtoi ajo.//v.b/








