Ballina Flash

Sarri: Higuain si Suarez, duhet të qëndrojë

TIRANË, 6 maj/ATSH- A. Fortuzi/- “Chelsea” ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm. Maurizzio Sarri pas një fillimi sezoni jo dhe aq pozitiv, ku pritej dhe shkarkimi i tij, tashmë është pranë një rezultati tejet të rëndësishëm për “Les Blues”.  Lodinezët janë pranë finales e Uefa e Europa Ligë dhe tashmë kanë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, duke qenë plotësisht brenda objektivave të tyre sezonal.

Tashmë trajneri Maurizzio Sarri mund të marrë frymë lirisht dhe të nis të mendojë për sezonin e ardhshëm, ku objektivi kryesorë do të jetë fitimi i Premier Ligës dhe për këtë duhen investimet të rëndësishme.

Pyetja e madhe është sulmuesi Higuain. Bomberi argjentinas është u transferua në janar në formë huazimi te “Chelsea” dhe ende nuk është marrë një vendim për të ardhmen e 31-vjeçarit.

Lojtari që është ende në pronësi të “Juventusit”. Ai nisi këtë sezon te “Milani”, huazim, pasi “bardhezinjtë” i besuan çelësat e sulmit Cristiano Ronaldos. Argjentinasi nisi jo mirë sezonin, duke zhgënjyer kuqezinjtë, që në janar ndryshuan fytyrën e sulmit, duke transferuar në Londër Higuain dhe duke blërë për një shifër afro 40 milionë euro, Piantek.

Sezoni i kuqezinjëve nuk ndryshojë, ndërsa për argjentinasin fati buzëqeshi, pasi tashmë 31-vjeçari mund ta mbylli sezonin dhe me një trofe të rëndësishëm europianë dhe marrëdhënia me Sarrin është gjithnjë në nivele të kënaqëshme.

Higuain këtë sezon ka shënuar 5 gola në 13 ndeshje në Premier Ligë, që prej ditës së parë që ka shkelur në “Stamord Brigde”. Pikërisht duke parë shifrat dhe duke parë bashkëpunimin me lojtarin, trajneri Sarri, referuar një shkrimi të  publikuar nga britanikja “Dailly Star”, ka kërkuar që futbollisti të qëndrojë në Angli.

Sarri gjithashtu ka pranuar se nuk e  di vendimin e klubit. “Nuk e di të ardhmen e Higuain. Duhet të pyesni klubin për këtë. Nëse qëndron, mund të jemi shumë më kompetitiv sezonin e ardhshëm”, ka pranuar Sarri gjatë një interviste për emisionin “Macht of the Day” të BBC

Sarri ka vijuar intervistën e tij, duke argumentuar se performanca e Higuain këtë fazë të dytë ka qenë tepër e rëndësishme për klubin. “Nuk është e lehtë të vish nga Spanja apo Italia dhe të luash në Angli. Është një futboll tjetër, si në aspektin fizik, ashtu dhe atë taktik”, tha Sarri. “Suarez te “Liverpool” sezonin e parë ka shënuar vetëm 3 gola. Sezonin e dytë 16 dhe më pas ai arriti të shënojë mbi 20 gola, 24 për saktësi. Jam i bindur se një trend pozitiv do ketë dhe Higuain dhe sezonin e ardhshëm do të jetë vendimtarë për ne”, është shprehur Sarri për “BBC”.

Sarri e ka të qartë se çfarë kërkon për sezonin tjetër, ndërsa klubi duhet të marrë vendimin se cilin prej skenarëve duhet të ndjekë. Opcioni i parë është blerja e futbollistit për shifrën e 38 milionë eurove, ndërsa opcioni i dytë është zgjatja e huasë edhe për një sezon me vlerën 19 milionë euro. Para këto që do arkëtoheshin nga “Juventusi”, që mban dhe pronësinë e të drejtave sportive të lojtarit. Në mes është edhe Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, që duhet të japi vendimin final për merkaton e “Chelseat”.

Kujtojmë se klubi i “Chelsea”-t është dënuar me dy seksione pa merkato. “Chelsea” ka apeluar vendimin dhe pret nga FIFA vendimin final. Pas këtij vendimi Higuain e Sarri do të njihen  me vendimin e drejtuesve të londinezëve për të ardhmen e bomberit argjentinas. /j.p/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZarife Hasanaj, dëshmorja e dytë shqiptare në misionet e Aleancës
Artikulli tjetërFMN: Rritja ekonomike e Shqipëri pozitive, ruan nivelin 4%